Ministri i Brendshëm Toshkovski dhe kryeministri Mickoski shënuan fillimin e funksionimit të sistemit Safe City në Veles. Toshkovski tha se vetëm 36 orë nga funksionimi, janë evidentuar rreth 150 kundërvajtje, kryesisht për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa disa raste janë për kalim në semafor të kuq. Sipas tij, qëllimi i sistemit nuk është mbushja e buxhetit përmes gjobave, por ndryshimi i shprehive të drejtuesve dhe shpëtimi i jetëve. Ministri theksoi se deri në fund të gushtit numri i viktimave në trafik është ulur nga 96 në 61, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që paraqet rënie prej rreth 40 për qind. Ai paralajmëroi se respektimi i rregullave të trafikut duhet të bëhet përgjegjësi e përbashkët./Alsat.mk.
The post “Safe City” nis funksionimin në Veles, Toshkovski dhe Mickoski shënojnë fillimin appeared first on Alsat.



