Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, ka dalë me një sqarim lidhur me fluturimin e djeshëm Hamburg-Prishtinë, i cili për shkak të disa problemeve teknike u detyra të aterrojë në Beograd.
AACK thekson se në bord ishin 155 udhëtar.
‘Fluturimi i planifikuar nga Hamburg për në Prishtinë nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur në ora 14:30 me 155 udhëtar ne bord, për shkaqe teknike është detyruar të ulet në aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd në ora 16:27.
Më tej në njoftim thuhet se Autoriteti i Aviacionit Civil dhe institucione tjera shtetërore të Kosovës bashkë me aeroportin e Prishtinës, kanë qenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me operatorin ajror Eurowings për sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve tanë që ishin në këtë fluturim.
‘Udhëtarët e kthyer në Këln, operatori ajror Eurowings i ka sjellë në Prishtinë paraditen e sotme në ora 10:00 (Flt. Nr. EW6006)’, theksohet në njoftim.
© SYRI.net