Saimir Tahiri mbërrin në gjykatë, ja me çfarë transportohet dosja e tij (Video)

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur në orën 09:45 në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Tahri shfaqet në shoqërinë e avokatit të tij, Maksim Haxhia, ku pritet te zhvillohet seanca paraprake në ngarkim te tij.

Ndërkohë, në videon e mëposhtme siguruar nga ‘Report TV’,  bie në sy volumi i dosjes së Tahirit, i cili përmban 53 fashikuj duke detyruar punonjësit që t’i transportojnë në seancën gjyqësore me ‘karrocë’.

Shqyrtimi i hetimeve të Prokurorisë do të bëhet sot, pasi seancën e shkuar nuk ishin njoftuar 3 të hetuarit e tjerë, ish-policët Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, që ndodhen në arrati prej më shumë se një viti.

Pas seancës së fundit, e cila dështoi, Maksim Haxhia doli në një komunikim për mediat dhe dhe paralajmëroi se nëse vijojnë zvarritjet do të kërkojë gjykim të shkurtuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme