Sali Berisha mbron Erdoganin nga Vuçiçi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Mitrovicë i kishte lënë simpatizantët e tij që ta prisnin pak. Shkak ishte bërë, siç ka deklaruar Vuçiq, telefonata që ka zhvilluar nga Mitrovica me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

E, i ftuar në emisionin opinion, ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke komentuar influencën e Erdoganit në dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se Erdogan ka shprehur pendesë për njohjen e Kosovës.

“Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në një moment kritik të mosmarrëveshja të çështja kurde, bëri një deklaratë me të cilën ai faktikisht shprehu pendesën për njohjen e Kosovës. Erdogan publikisht ka thënë, është deklaruar se: Ja tha e njohëm Kosovën dhe su bë shtet. Jo nuk ishte abuzim i mediave, nuk e përgënjeshtroi. Problemi është që të gjitha mediat e dhanë këtë, dhe unë nuk pash një tërheqje. Sepse ai bëri një krahasim midis kurdëve në kufi me Turqinë dhe shqiptarëve në kufi me Shqipërinë. Kjo ishte problemi dhe atij i interesonte të thoshte se një shtet kurd nuk mund të ekzistojë dhe funksionojë, sikundër nuk funksionon Kosova”, është shprehur Berisha.

Por, sipas Berishës nuk mund të ketë krahasime mes kurdëve dhe Kosovës. Sipas tij, Vuçiq flet vazhdimisht me Erdoganin për shkak të investimeve turke, duke kritikuar Evropën.

“Rexhep Taip Erdogan dhe diplomacia e tij kanë dhënë një kontribut për njohjet e Kosovës, por në fund ai bëri një deklaratë të cilën nuk e sqaroi ndonjëherë. Unë absolutisht jam për integritetin territorial të Turqisë, të pacenueshëm dhe e konsideroj të pa pranueshëm, por jam kundër që për të marr Kosovën shembull. Vucic flet dhe ka marrëdhënie shumë të mira dhe publikisht ja u thash në Bruksel kur isha në një forum, ai po ndërton autostradën Beograd-Sarajevë, por pse se ndërtuan këta tjerët që ankohen për influencën turke, pse se ndërtuan, kush i pengoi t’i binë fondet për ta ndërtuar këtë autostradë. Se është lehtë të thuhet se po influencohen dhe po bën, por ti je shumë më i pasur, ska më të pasur se Evropa. Ta dimë këtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa janë dy polet më të pasura të botës”, ka theksuar Berisha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme