Sali Berisha: Prapa vrasjes së Ivanoviqit qëndrojnë organizata terroriste ultranacionaliste

Sali Berisha, duke e komentuar vrasjen e sotme të liderit serb në Kosovës Oliver Ivanoviq, thotë se një akt i tillë është i dënueshëm dhe se i njëjti ka prapavijë politike. Sipas Berishës, kjo ndodhi pikërisht ditën e hapjes se dialogut Prishtine-Beograd në Bruksel. “…të lë të kuptohet se pas këtij akti të shëmtuar kriminal qëndrojnë organizata terroriste ultranacionaliste serbe te llojit Dora e Zeze, që janë organizuar këto vitet e fundit dhe kane krye akte të renda kriminale”, u shpreh ai.
Postimi i tij i plotë:

Vrasja e Oliver Ivanoviç, nje akt i rende dhe i denueshem me prapavi politike!

Te dashur miq, sot ne mengjes fallnga te krimit ekzekutuan para selise se partise tij, njerin prej udheheqesve me ne ze te serbeve te Kosoves ne keto dy dekada, ish sekretar shteti ne nje nga qeverite e Beogradit, Oliver Ivanoviç.

Duke denuar ashpersisht kete akt kriminal dhe shprehur ngushellimet autoriteteve te Kosoves dhe familjareve te te ndjerit Oliver Ivanoviç, theksoj se ekzekutimi i tij para deres se selise se partise se tij dhe pikerisht diten e hapjes se dialogut Prishtine-Beograd ne Bruksel, te le te kuptohet se pas ketij akti te shemtuar kriminal qendrojne organizata terroriste ultranacionaliste serbe te llojit Dora e Zeze, qe jane organizuar keto vitet e fundit dhe kane krye akte te renda kriminale.

Urojme qe autoritetet e Kosoves te vendosin sa me pare para ligjit sponsorizuesit, organizatoret dhe ekzekutoret e ketij akti te shemtuar! sb

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme