Sali Berisha zbulon emrat që Rama ka ndërmend për postin e Ministrit të Brendshëm

Një festë e madhe u zhvillua në shumë qarqe të Partisë Socialiste, në momentin kur Presidenca deklaroi se nuk do të dekretonte Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm.

Me këtë mesazh e nis postimin e tij ish kryeministri Sali Berisha, i cili shkon më tutje duke thënë se të shumtë kanë qenë ata zyrtarë të PS-së që janë lumturuar tej mase me vendimin e Metës.

Berisha shkruan se arsyeja është e thjeshtë, shumë zyrtarë socialistë tmerroheshin nga ideja se në krye të Ministrisë së Brendshme do të vendosej spiuni i Ramës.

Ish kryeministri shton se një tjetër grup tashmë është mjaft avangard, pasi ka nisur që tani t’u dërgojë mesazhe urimi Ministreve Olta Xhaçka, Etilda Gjoni e madje dhe zëvendës kryeministres Mesi, pasi sipas Berishës këto tre emra janë ato që po mendon Rama të vërë në krye të Ministrisë së Brendshme.

Por jo të gjithë janë të lumtur shkruan Berisha. Për më tepër lexoni mesazhin e ish kryeministrit:

Pse u gezuan dhe festuan mbreme pabesisht narkodeputetet e narkomazhorances!?

Te dashur miq, nje feste dhe gezim i pazakonshem shpertheu mbreme tek narkoparlamentaret e narkomazhorances siçiliste per mos dekretimin nga Presidenti i Republikes i kandidatures se keshilltarit te Rames, Sander Lleshi si minister i brendshem.

Telefonatat, SMS, Ëatsapp, BBM, telegrafet e urimit per njeri tjetrin por edhe per vet presidentin dhe anturazhin e tij tejkaluan shume ato qe ata dergojne per pashke apo bajram. Ne Hilton dhe kafete e tjera te narkosit u hap edhe shampanje. Shumica e tyre festuan se i shpetuan ne kete kohe videosh dhe regjistrimesh spiunimit dhe kontrollit policesk te dyfishte te Rames (pas atij qe ushtron me sigurimsat e SHISH) ndaj tyre, pasi gjenerali ne daljen e tij ne Opinion i lemeriti sepse ai u paraqit aty si spiun kongenital dhe i tmerroi tek betohej 35 here per koke te Rames sikur Rama te ishte vet Krishti dhe jo Antikrishti i dyte i shqiptareve pas Enverit.

Te tjere, krahu i pluhurit dhe droges u ngazllyen pasi endrra e tyre per te zene vendin e Xhafes doli nga varri, kurse te tretet nuk u permbajten dhe nisen sipas preferences mesazhet e urimit ndrikullave Xhaçka, Gjoni, madje edhe te dyjave, si ministret e tyre te ardhshme te brendshme.

Nder socialistet, i merzitur qartas mbeti vetem Ditziu sepse druan shume se ndrikull Mesi do jete ministrja e brendshme dhe atij do te bien aksionet ne banditet siçiliste te Shkodres.

Ne kete feste mori pjese edhe viktima e Gjushit, vet Xhafa, i cili i tha Lal Plehut se qesh mire ai qe qesh i fundit!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme