Sekretari i përgjithshëm i partisë Alternativa, Bekim Sali i ftuar në emisionin “360 gradë”, deklaroi se në politikë nuk ka miq dhe armiq të përhershëm. Sipas tij ekzistojnë momente politike të veprimit dhe se partia e tij Alternativa pas dështimit të rrëzimit të qeverisë Zaev, tha se ishte momentin për të marr qëndrim o do të mbahej peng qeveria me numrat 60-60 o do të shkohej në zgjedhje të parakohshme. Me këtë rast subjekti i tij politik vendosi që t’i bashkohej Qeverisë dhe t’i jepte një shans plus, shkruan Alsat.
– Advertisements –
“E din i në politikë nuk ka miq të përhershëm dhe armiq të përhershëm, janë momente politike kur ju duhet të veproni në bazë të principeve tuaja të cilat i keni…Natyrisht misioni ishte të bie një qeveria dhe t’i jepej shans reformave ose ndryshmit që mund të bëhet. E dini gjithë situatën që ndodhi brenda, dhe prej ditës kur nuk u realizua rrëzimi i qeverisë, duhej të pranonim një realitet se qeveria nuk ra ,dhe kishim dy zgjidhje o ta mbajmë peng me numrat 60 -60 dhe kështu të shkojmë në zgjedhje të parakohshme…Ne ishim të qëndrueshëm deri në momentin kur ishte dita kritike e votimit… Por pas gjithë asaj golgote që ndodhi në parlament, ditën e nesërme ishte një situatë e re ku duhej të mendohej për të ardhmen e shtetit, pa mare parasysh Alternativa është në opozitë apo pozitë, kishim ftesën për ta stabilizuar qeverinë dhe për ti dhënë një shans plus qeverisë e cila do të riformoheshe”, deklaroi Bekim Sali, sekretar i përgjithshëm i partisë Alternativa. /Alsat.mk