Gjykata Speciale ka shpallur aktgjykimin lidhur me rastin e Sali Mustafës.

Sali Mustafa është dënuar me 26 vjet burgim, në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim, shkruan Reporteri.net.

Ai është shpallur fajtor për akuzat për torturë, ndalim, arbitrar dhe vrasje e paligjshme, ndërkaq është shpallur i pafajshëm në akuzën për trajtim mizor.

“Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluara në aktgjykim dhe duke marrë parasysh të gjitha provat, trupi gjykuese ju shpall ju fajtor, për pikën 3 torturë si krim lufte, pikën 1 ndalim arbitrar si krim lufte. Për pikën 4 vrasje e paligjshme si krim lufte. Trupi gjykues ju shpall të pafajshëm për trajtim mizor si krim lufte”, tha kryegjykatësja.

Më 24 shtator 2020, Salih Mustafa u arrestua dhe u transferua në objektin e paraburgimit të DHSK-së. Më 28 shtator 2020, bëri paraqitjen e parë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Nikola Giju. Në paraqitjen e mëtejshme më 28 tetor 2020, Mustafa u vetëdeklarua i pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat e paraqitura në aktakuzë.