Salihaj: Nuk dua të besoj që LDK-ja bën diferencime

Deri më tani është raportuar se dy deputetët e LDK-së, Shpejtim Bulliqi e Adem Salihaj, kanë mbetur jashtë listës për deputetë.

Mirëpo përderisa një gjë e tillë nuk është konfirmuar deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, është shprehur optimist se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Megjithatë, ai ka thënë se nuk është në dijeni të përpilimit të listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

 

“Nuk kam asnjë informatë zyrtare të konfirmuar lidhur me listën e LDK-së për deputetë. Po spekulohet shumë për diferencime, por nuk dua të besoj se partia ime e vlerave të mëdha demokratike do të bëjë diferencime të tilla, sepse ato para së gjithash do ta dëmtonin shumë vetë LDK-në në procesin zgjedhor që është para nesh”, ka deklaruar Salihaj./Zeri/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme