Saliu: Riformatimi i Ekzekutivit do të tregoj nëse BDI vërtetë ka pozicione të forta

Riformatimi eventual i Qeverisë nuk do të sjell asgjë të re, që mund të veçohet, mirëpo në kontekstin e krijuar politik te blloku shqiptar, riformatimi do të tregojë se cila është fuqia e subjekteve shqiptare në pushtet pas zgjedhjeve lokale, thotë për Zhurnal, Isen Saliu, analist politik dhe drejtor Informacioni i Gazetes “Lajm”.

“Në esencë riformatimi eventual nuk duket se do të sjell diçka të re që mund të veçohet. Mirëpo në kontekstin e krijuar politik te blloku shqiptar, riformatimi do të tregojë se cila është fuqia e subjekteve shqiptare në pushtet pas zgjedhjeve lokale. Do të shifet nëse BDI vërtetë ka pozicione të forta për të ja marrë Ministrinë e Shëndetësisë, Aleancës për Shqiptarët, ose Aleanca do të ruajë këtë resor”, thekson Saliu.

Sipas tij, nuk përjashtoj mundësinë që të arrihet kompromis, resepktivisht Aleanca të japë shëndetësinë, por të marrë një ministri njesoj të rëndësishme, që edhe ata të jenë të kënaqur edhe BDI të ruaj pozicionin se ia mori shendetësinë Aleancës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme