Saimir Tahiri është shndërruar në një prej politikanëve më të komentuar në Shqipëri. 39 vjecari është me prejardhje nga Tepelena. Është diplomuar për Jurisprudencë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Mbas kësaj përfundoi studimet Master për të Drejtë Publike pranë Departamentit të së Drejtës Publike në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Vazhdon studimet për mbrojtjen e Gradës Doktor Shkencash, në fushën e së Drejtës Parlamentare në Shqipëri.
Tahiri ishte bashkëpunëtori më I afërt i kryeministrit Edi Rama, deri në momentin kur prokuroria nisi procedimin penal ndaj tij mbi akzat: “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’’,
Kryeministri Rama fillimisht u përpoq ta mbronte ministrin e tij. Mirëpo, pas presionit publik dhe dëmtimit të reputacionit, u dorëzua. Si rezultat, Saimir Tahiri u largua nga PS, Nga një prej njerëzve më të afërt të kryeministrit Rama, sot mbi supet e tij rëndon akuza për përfshirje në tregun ndërkombëtarë të drogës, njofton Sakte.net
Biografia dhe karriera e Saimir Tahirit
Në vitin 2009, zgjidhet përfaqësues në Parlament i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, në Legjislaturën XVIII të tij. Gjatë kësaj legjislature ka mbajtur funksionin e Nënkryetarit të Grupit Parlamentar. Që prej vitit 2011, Saimir Tahiri zgjidhet dhe ushtron detyrën e Kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën. Gjatë periudhës 2009 – 2013 ka qenë Anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Që prej vitit 2008 mban titullin Avokat. Në vitet 2006 – 2008 ka qenë pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe në disa institucione arsimore të larta.
Saimir Tahiri në vitin 2013 u emërua ministër i Brendshëm i Shqipërisë në qeverinë Rama-Meta.
https://www.facebook.com/portalisakte/videos/764419647080080/
Sipas Prokuroris së krimeve të rënda, thuhet se procedimi penal ndaj Saimir Tahirit, nisi mbi bazën e informacioneve të bëra publike, ndërsa akuzat ndaj tij janë dy:
- “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal
- “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’’,
Sipas organit të akuzës, pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal janë shtetasit Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Artan Habilaj, Armand Kocerri etj.
Prokuroria thotë se procedimet penale të nisura më parë ndaj këtyre shtetasve, i ka bashkuar në një dosje të vetme, ku është i përfshirë edhe ish-ministri, Saimir Tahiri./Sakte.net