Qeveria ka vendosur ditë pushimi zyrtar 6 dhjetorin, ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Kjo do të thotë që më datë 6 dhjetor, administrata dhe shkollat do të jenë pushim.
45 delegacione pritet që të vijnë në kryeqytet për këtë samit.
I gjithë bulevardi do të jetë me perimetër sigurie. Aty nuk do të lejohet të kalojë askush që është i paakredituar.
Kurse qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Rinasit, duhet të gjejnë rrugë të tjera alternative pasi rruga kryesore do të jetë e bllokuar gjithashtu.
© SYRI.net