Liderë të vendeve industriale udhëheqëse në botë, grupi G7, janë pajtuar të ndërmarrin veprime të reja në luftën kundër terrorizmit, në samitin e fundit në Taormina në Sicili.
Megjithatë dallimet në lidhje me ndryshimet klimatike në mes të presidentit amerikan Donald Trump dhe të tjerëve, ende mbesin të njëjta.
Trump dhe kryeministrja britanike Theresa May rikonfirmuan planet për nxitje të tregtisë, duke përfshirë edhe një marrëveshje për tregti pas Brexit.
Trump ka mirëpritur votimin e Britanisë për të dale nga BE-ja.
Ai dhe May ishin pjesë e samitit të G7 për herë të parë.
G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania dhe Amerika përderisa edhe BE-ja ka një përfaqësues.