Në Tiranë po mbahet Samiti i Brdo-Brijunit ku po marrin pjesë të gjithë liderët e rajonit.
Në këtë takim ishte e pranishme edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të jashtme, Frederica Mogherini e cila u largua shpejt pas gjysmë ore nga fillimi i takimit, shkruan lajmi.net.
Prezent në këtë takim është edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili kishte një përshëndetje të ftohtë e injoruese me presidentin serb, Vuçiq, ndërsa anëtarin e presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik nuk e ka përshëndetur fare.
Në lidhje me Samitin e Berlinit është deklaruar edhe këshilltari i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Bekim Çollaku.
“Dita e Evropës ashtu siç duhej të jetë: së bashku me fqinjët tanë, së bashku anëtar të Bashkimit Evropian dhe jo-anëtar, por të gjithë evropianë dhe të gjithë të fokusuar në rrugët që dërgojnë më afër. Në procesin e Brdo-Brijunit gjatë takimit në Tiranë, Hashim Thaçi nënvizoi gadishmërinë e Kosovës të bashkëpunoj në kontribut drejtë integrimit”, ka shkruar Çollaku në Twitter.