Samsung do hedhë në treg telefonin me ekran që lakohet

Javën që shkoi, një spekulim që qarkullonte në internet sugjeroi se telefoni i palueshëm i Samsung do të lansohet dikur në periudhën e tremujorit të tretë apo të katërt të 2017.

Tani, një raport i ri që vjen në formën e postimit në Weibo konfirmom lansimin e pajisjes së parë të kompanisë me ekran të palueshëm në gjysmën e dytë të vitit.

Të ashtuquajturit Galaxy X1 dhe X1 Plus janë parë së fundmi në rrjedhën e Weibo. Pajisjet thuhet se do të kenë modelet serike SM-X9000 dhe SM-X9050.

Nën emrin kodik ‘Project Valley’, telefoni i palueshëm nga Samsung thuhet se do të vijë me ekran të rezolucioneve 4K.

Pajisja poashtu pritet të përfshijë format biometrike të gishtërinjëve, fytyrës dhe pëllëmbës së dorës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme