Samsung Galaxy C7 (2017) vjen me dy kamera?

Telefoni i ardhshëm Samsung Galaxy C10 pritet të jetë pajisja e parë e kompanisë jugkoreane me dy kamera nga prapa, por përfundimisht ajo nuk do të jetë e vetmja.

Galaxy Note po ashtu do të ketë kamerë të dyfishtë, ndërsa raportet më të reja sugjerojnë se edhe Galaxy C7 do të ketë dy kamera nga prapa.

Galaxy C7 do të jetë pajisje e segmentit të mesëm, e cila do të punojë me procesorin Qualcomm Snapdragon 625 dhe do të ketë ekran AMOLED 5.7 inç.

Pritet që pajisja të ketë 4GB RAM dhe opsione me 32GB dhe 64GB hapësirë të brendshme. Karakteristikat tjera përfshijnë edhe sensorin e gjurmëve të gishtërinjve dhe bateri 3300mAh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme