Samsung Galaxy S10 me mbështetje DeX dhe funksione të kamerës Note 10

Azhurnimi më i ri softuerik për Samsung Galaxy S10 i implementon disa nga funksionet më të rëndësishme për modelin Note 10 dhe e mundëson atë për linjën e dytë premium të kompanisë së Koresë së Jugut. Azhurnimi u vjen përdoruesve në rajone të caktuara, dhe është në dispozicion për Galaxy S10, S10 Plus dhe S10e, raporton The Verge.

Azhurnimi përfshin mbështetjen për DeX PC, efektin blur Live Focus për xhirimin e videove dhe funksionet e tjera të kamerës. Gjithashtu ofrohet arnimi më i ri i sigurisë për Android për shtator, shkruan KOHA Ditore. Samsungu, ndërkohë, konfirmoi që publikimi i azhurnimit ka filluar edhe në Evropë.

Samsungu e ka ripunuar konceptin e vet DeX për Note 10, ndërsa përdoruesi tani mund të kyçet në telefon nga çdo kompjuter dhe të mos kërkojë më monitor të veçantë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme