Drejtuesit e Samsung kanë thënë se kompania do të fokusohet në karakteristika të forta dhe vlerë për telefonat e saj të nivelit të mesëm dhe të premten ata filluan dërgesat.
Gjigandi i elektronikës lansoi telefonin Galaxy A6, si dhe Galaxy Tab A, një tablet 10.5-inç. Çmimi: $ 359,99 për Galaxy A6 dhe $ 329,99 për Tab A. Të dy pajisjet janë në dispozicion nga 14 shtatori.
Samsung ka pasur pak zgjedhje në rangun e tyre të telefoniave të nivelit të mesëm, njofton ZDNet.
Samsung janë më së shumti të njohur për telefonat e tyre si Galaxy Note 9, por pjesa më e madhe e dërgesave të telefonave të tyre janë modelet me çmim më të ulët. Në një deklaratë, Samsung shpalli “vlerën e jashtëzakonshme” dhe shtoi se “forcimi i nivelit të mesëm i jep konsumatorëve më shumë fleksibilitet”.
Galaxy A6 përmban një ekran Super AMOLED Infinity, hapësirë të zgjerueshme deri në 400GB me SD Card, 16MP kamerë frontale dhe kamerat e pasme, njohjen e fytyrës dhe gjurmëve të gishtave si dhe Samsung Knox.
Specifikimet e zgjedhura përfshijnë:
5,6 inç ekran;
Procesori Exynos 7884
3GB RAM për memorie
32GB memorie të brendshme plus një vend për zgjerim microSD
3.000 mAh bateri
Android 8.0