Jo shumë kohë më parë, Samsung ka konfirmuar se Galaxy S8 nuk do të lansohet në Kongresin Botëror Mobil 2017, por në një ngjarje të mëvonshme pasi kompania jugkoreane dëshiron të jetë e sigurt se telefonat e saj të ri janë të sigurt për t’u përdorur, për të mos dështuar sikurse fableti i saj Galaxy Note 7.
Sipas një thashetheme të re, Samsung është përfolur se do ta lansojë modelin e ri të telefonit të saj Galaxy S8 në një konferencë shtypi të planifikuar për 29 mars.
Së fundmi ka edhe zëra të tjerë që thonë se Samsung sërish do ta kopjojë rivalin Apple duke lansuar dy modele të reja të telefonave, që do të jenë Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus.