Samsung shet gjitha orët e reja Gear për vetëm katër ditë!

Ka vetëm katër ditë që nga dita kur Gear S3 Classic dhe Gear S3 Frontier janë bërë të gatshme për para-porositje në ueb faqen e Samsung në Britani.

Megjithatë, këto dy pajisje tashmë janë shitur plotësisht edhepse nuk është bërë as një javë që prej kur Samsung ka filluar të marrë kërkesat e para-porosive.

Gjiganti koreano-jugor ka përditësuar faqen e tyre zyrtare në Britani për të lajmëruar konsumatorët e tyre se njësitë e orëve të reja janë rezervuar. Samsung ka bërë të ditur se shkaku pse këto orë nuk janë të gatshme për blerje ka qenë kërkesa e madhe e tyre.

Fillimisht, Samsung kishte inkurajuar konsumatorët e saj të bëjnë para-porosi duke premtuar dëgjuese pa pagesë Level Active për 1,000 blerësit e parë.

Konsumatorët mund të regjistrohen në faqen e kompanisë për t’u njoftuar për kohën kur njësitë e reja të Gear S3 Classic dhe Frontier do të ofrohen sërish.

Të dy modelet e orëve të mençura do të shiten për 349 funta dhe konsumatorët që tashmë kanë bërë porosinë e tyre do të marrin produktet duke filluar nga 11 nëntori.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme