Sandulloviq pyet Vuçiqin: A është e vërtetë se ke biseduar me KFOR-in për lirimin e Radojçiqit të plagosur?

Lideri i Partisë Republikane Serbe Nikolla Sandulloviq nëpërmjet një postimin në profilin e tij në facebook e ka pyetur presidentin serb Aleksandar Vuciq, nëse është e vërtetë se ka biseduar gjatë me përfaqësuesit e KFOR-it ditën e sulmit terrorist në Manastirin e Banjskës, për ta liruar Milan Radoicicin e plagosur (nënkryetar i Listës Serbe ndaj të cilit ka edhe fletarrest për shumë vepra kriminale).

“A është e vërtetë se ke biseduar me KFOR-in, me orë të tëra, për ta liruar bashkëpunëtorin tëndë të ngusht të plagosur Milan Radoicic, me qëllim që atij t’i mundësohet ikja nga Kosova për në Serbi, ndërkohë që të tjerët i ke sakrifikuar duke lënë nën mëshirë”, pyet publikisht kreu i Republikanëve serb Nikolla Sandulloviq

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme