Sanksionohen 130 drejtues të makinave, për shkelje të shpejtësisë së lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme më 1 maj ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 130 drejtues mjetesh.

Prej tyre 12 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë.

Në kohë të njëjtë, 53 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 77 jashtë vendbanimit.

MPB u bën thirrje të gjithëve të inkuadruarave në trafikun rrugor që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme