Sektori për Punë të Brendshme – Shkup dje ka vazhduar me kontrollet në lëmin e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 206 masa. Ndër to, 59 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 19 masa për vozitje pa patentë shoferi, tetë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, thuhet në njoftimin e sotëm nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Janë shqiptuar tri masa për përdorim të celularit gjatë vozitjes, katër sanksione për mos përdorim të rripit të sigurisë, gjashtë masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në kumtesë.
Nga MPB informojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë që të respektohen rregullat, për të rritur sigurinë në komunikacion dhe për të kontribuar për rrugë më të sigurta.