Në periudhën prej orës 09:00 deri në ora 14:00 të ditës së sotme, në territorin e SPB Manastir është kryer kontroll i intensifikuar aksionar për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga këmbësorët, njoftoi MPB.
– Advertisements –
Me këtë janë sanksionuar 34 këmbësorë, prej tyre 23 për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit të këmbësorëve dhe nëntë për kalim në semafor të kuq.
“Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor. Këmbësorët të kalojnë rrugën në vendkalim të shënuar për këmbësorë sepse do të sanksionohet mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton MPB dhe shton se të gjithë së bashku duke respektuar rregullat duhet të kontribuojmë për komunikacion më të sigurta.