Sanremo, kënga e Ermal Metës zgjidhet më e pëlqyera nga publiku

Këngëtari, Ermal Meta edhe këtë herë i ka bërë krenar të gjithë shqiptarët.

Ai u ngjit në skenën e Festivalit të Sanremo 2021 me këngën “Un milione di cose da dirti”, e cila është zgjedhur si kënga me tekstin më poetik të këtij edicioni.

Ndërkohë sipas klasifikimit të përgjithshëm të dy netëve të para, bazuar në votat e publikut, këngëtari kryeson listën me 26 artistë.

“I aftë të prekë telat e shpirtit dhe të kontaktit që Meta gjithmonë i ka treguar në diskografinë e tij me hir dhe elegancë, duke përkëdhelur me delikatesë ekstreme vorbullën e emocioneve njerëzore dhe dashuritë e papritura, të mbetura kushedi për sa kohë në pritje”, shkruan Vanity Fair Italia.

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme