Sanxhaku dëshiron të shkëputet nga Serbia

Kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak Sulejman Ugljanin sërish ka kërkuar që Sanxhakut t’i jepet e drejta për shkëputje nga Serbia dhe, po ashtu, e drejta e bashkimit me ndonjërin nga ish- anëtarët e ish- Jugosllavisë, transmeton Koha.net.

Këtë kërkesë Ugljanin e ka paraqitur në takimin special të Këshillit Kombëtar Boshnjak me rastin e “Ditës së Vetëvendosjes “, përkatësisht përvjetorit të referendumit të organizuar në Sanxhak nga 25 tetori deri më 27 tetor 1991, përcjell “novosti”.

Ugljanin është thirrur në rezultatet e referendumit në të cilin është votuar për autonominë e plotë politike e territoriale të Sanxhakut me të drejtën për bashkim me ndonjërën nga republikat fqinje dhe ka kërkuar nga Brukseli që të angazhohet për zbatimin e këtyre kërkesave.

“Qytetarëve të Sanxhakut, si popull autokton në territorin e vet, duhet që, përmes zgjidhjes së statusit të Sanxhakut, t’iu garantohen mekanizmat që pa kushte të fillojnë së realizuari të drejtën për jetë, liri, siguri dhe zhvillim të shpejtë ekonomik në mënyrë që përfundimisht ta sigurojnë ekzistencën e vet politike”, ka thënë Ugljanin i cili insiston që kjo çështje të hapet në procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Në këtë takim ka folur edhe nënkryetari i Lidhjes Liberale të Vojvodinës dhe deputet në Kuvendin e Vojvodinës Aleksandar Marton. Aty ishin edhe përfaqësues të KKB-së të Malit të Zi, deputetë boshnjakë në Kuvendin e Serbisë dhe krerë vendorë e të administratës në Sanxhak.

Ugljanin kohë më parë ka organizuar kremtimin e 100 vjetorit të Deklaratës së Sjenicës të gushtit të vitit 1917, kur prefektë të 12 komunave të Sanxhakut kishin kërkuar shkëputjen e territoreve të tyre nga Serbia e Mali i Zi dhe bashkimin e tyre me Bosnjë e Hercegovinën .

Edhe atëherë ai kishte kërkuar që Sanxhaku të shkëputet nga Serbia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme