Prokurori bullgar Boris Sarafov në një deklaratë për BTV tha se fajtor për aksidentin me autobusin e “Besa Trans” ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë, ishte vozitësi, shkruan Alsat.
– Advertisements –
Shkak i aksidentit është humbja e kontrollit ndaj autobusit, por edhe shpejtësia e lartë, e cila ndonëse ishte në suaza të sinjalistikës së paraparë, tha Sarafov pas hetimeve të organeve hetuese bullgare.
Ndryshe tragjedia me autobusin e “Besa Trans” ka ndodhur më 23 nëntor të vitit të kaluar gjatë kthimit nga Turqia për në Maqedoni.