Saranda Imeri për mbylljen e kazinove online: Sot është një triumf i koalicionit VLEN dhe jetësim i premtimeve të dhëna

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri në një intervistë për Alsat tha se premtimi i tyre për mbylljen e kazinove po jetësohet. Ajo tha se ata kanë trashëguar një problem të madh siç janë lojërat e fatit, dhe se si grup parlamentar kanë pasur një sfidë të madhe për ta jetësuar këtë premtim.

“Mund të them se sot është një triumf i koalicionit VLEN dhe jetësim i njërës nga premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore…Po i njëjti ka qenë ai që ka iniciuar që të votohet për lojërat e fatit por fatmirësisht që nuk u dekretua nga presidenti i atëhershëm. Sa i përket dyshimeve tona, lidhur edhe me ish funksionarë të tjerë të cilët kanë qenë pjesë e BDI-së, ne në ditët në vijim do të dalim me një raport me të gjerë me informacionet tona ku po hasim në dyshime dhe normalisht do t’i procedojmë”, deklaroi deputetja e LD-së, Saranda Imeri.

Deputetja Saranda Imeri gjithashtu tha se aksioni i sotëm do t’i paraprijë që njëherë e përgjithmonë t’i jepet fund kësaj dukurie të keqe që ka kapluar shtëpitë tona dhe rininë tonë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme