Sarandë, forcat detare shpëtojnë varkën turke

Forcat detare shqiptare i kanë ardhur në ndihmë një varke me flamur turk në gjirin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e vonë të së hënës, kur varka me katër persona në bord kërkoi ndihmë pasi kishte mbetur në det të hapur.

Shkak për këtë bllokim ishte bërë një defekt në motor si dhe mungesa e karburantit, shkruan Top Channel.

Me marrjen e sinjalit, anija e rojës bregdetare është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe ka bërë rimorkimin e varkës duke e ankoruar në portin e Sarandës.

Personat që ndodheshin në bord janë në gjendje të mirë shëndetësore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme