SASHK-u Nuk pranon ofertën e Qeverisë, vendosi për vazhdimin e grevës në shkolla dhe çerdhe

LEXO EDHE:

Gazetare: Melihate Rustemi

Greva në Shkolla dhe çerdhe do të vazhdojë. Vendimin e mori Këshilli i SASHKJ-ut pas shqyrtimit të konkluzioneve të Qeverisë, në të cilat parashihet rritje të pagave për 10 për qind, shkruan Alsat.

Sipas drejtuesit të sindikatës, këto konkluzione nuk çojnë drejt zgjidhjes së dallimeve, por shtojnë edhe më tepër presionin ndaj mësimdhënësve.

“Greva do të vazhdojë derisa të biem dakord për çështjet e diskutueshme dhe të nënshkruajmë një marrëveshje për to”, deklaroi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Nga ana tjetër pushteti vazhdon presionin ndaj mësimdhënësve. Ministri i Arsimit Jeton Shqairi tha se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë ligjore për rikthimin e procesit mësimor

“Ne si ministri do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë ligjore për mënyrën e realizimit të mësimit. E di që edhe në këtë moment që po flasim, disa mësimdhënës që ishin të përfshirë në grevë vullnetarisht janë rikthyer në mësim për shkak të nteresit të fëmijëve dhe jo që janë të kënaqur me atë që ofron Qeveria. Të dhënat për gjendjen reale do të mblidhen gjatë ditës së nesërme, do të shohim pas të martës si do të veprojmë”, tha Jeton Shaqiri, ministër I Arsimit dhe Shkencës.

Ndërkohë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska tha se grevistëve në çerdhe do t’u paguhen vetëm kontributet dhe jo paga e plotë.

“Marrëveshja kolektive përcakton qartë se çfarë ka në rast greve dhe çfarë detyrohet punëdhënësi. E njëjta është e definuar edhe në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës ku thuhet se në kushtet e grevës punëdhënësi është i obliguar të paguajë kontribute për të gjithë ata punëtorë që janë në grevë me bazën më të ulët për pagesën e kontributeve. Neni tjetër i ligjit, 241, i jep mundësi SASHK-ut që të gjithë punëtorëve që janë në grevë t’u paguajë neto pagë”, u shpreh Jovanka Trençevska, ministre e punës dhe politikës sociale.

Ndryshe nga dy ministrat Shaqiri e Trançevska, kreu i SASHK-ut Jakim Nedellkov tha se ministritë në fjalë janë të obliguara të bëjnë pagesën e plotë të pagës.

“Këshilli i SASHK-ut konstaton se ministra të caktuar po tentojnë me këmbëngulje t’i frikësojnë grevistët se do t’u shkurtohen mëditjet në ditët e grevës, gjë që ne e konsiderojmë si përpjekje për të parandaluar grevën. Krahas të drejtës ligjore për të paguar pagat gjatë grevës, ekzistojnë nene të marrëveshjeve kolektive që specifikojnë pagesën e mëditjeve gjatë grevës dhe ku thuhet: Punëdhënësi është i detyruar të paguajë kompensimin e pagës për punëtorët gjatë grevës, për punëtorët pjesëmarrës në grevë në lartësinë e pagës bazë të punëmarrësit nëse sindikata organizon grevë për shkelje të të drejtave të punëtorëve të përcaktuara me ligj, kontratë kolektive ose akt të punëdhënësit. Prandaj, ata nuk duhet të kenë frikë se do t’u shkurtohen mëditjet”, theksoi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Qeveria mbrëmë vendosi për rritje të pagave në arsim dhe kopshte për 10 % dhe i bëri thirrje SASHK-ut ta pranojnë këtë ofertë dhe të mundësoj realizimin e procesit mësimor, duke i vënë ata përpara aktit të kryer. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme