Sindikata e Arsimit dhe Shkencës (SASHK) dhe Qeveria po i bëjnë përpjekjet e fundit për arritjen e marrëveshjes për rritjen e pagave. Një ditë përpara skadimit të afatit për marrëveshje paqësore mes palëve, Ministrja e Punës dhe politikës Sociale Trençevska dhe kreu i SASHK-ut Nedellkov kanë biseduar kryesisht për çështjen e pagave të të punësuarve në çerdhe të cilët ishin në grevë. Nedellkov tha se janë shumë afër marrëveshjes që grevistët ti marrin pagat e plota. Në këto çaste kreu i sindikatës duhet të takohet edhe me Ministrin e Arsimit./Alsat.mk