Sasho Mijallkov mbetet në paraburgim

Igor Stefanovski

– Advertisements –

Gjyqësori është i pavarur dhe gjyqtari vendos në mënyrë të paanshme dhe të pavarur. Ky është qëndrimi i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, pas reagimeve në opinion që shkaktuan gjyqtarët e Gjykatës së Apelit që ia hoqën paraburgimin ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov me garanci 11 milionë euro për rastin “Thesari”.

“Këshilli Gjyqësor tregon se gjyqësori është i pavarur dhe autonom, ndërsa Këshilli është organ që vepron ekskluzivisht në përputhje me ligjin dhe nuk vepron nën ndikimin politik dhe e njëjta vlen edhe për punën e gjyqtarëve. Prandaj, në bazë të kompetencave, të gjitha mjetet që ka në dispozicion Këshilli në këtë fazë dhe duke qenë se lënda gjyqësore është aktive, mbeten interne për Këshillin. Këshilli Gjyqësor do të informojë publikun me kohë për çdo procedurë të mëtutjeshme apo vendim eventual”- thuhet në raportin e Këshillit Gjyqësor.

Avokatët e Mijallkovit dërguan ankesë të re në Gjykatën e Apelit, pasi dje Gjykata Penale i ka caktuar masën e paraburgimit për rastin “Parcelat në Vodno”. Ata thonë se vendimi i gjykatës Shkupi 1 është kontradiktor, sepse tani ndaj Mijallkovit janë aktive dy masa – ajo e paraburgimit dhe garancia prej 11 milionë euro në prona me të cilat Mijalkov garantoi se nuk do të arratiset.

“Gjykata Themelore Penale nuk kishte kurajë dhe nuk guxon dhe nuk mund ta anulojë garancinë, kështu që tani ndaj Mijalkovit, kemi tërë Ligjin për procedurë penale. Kemi paraburgim, kemi garanci, kemi masa kujdesi, që është e papranueshme, dhe në kundërshtim me të gjitha rregullat dhe standardet ndërkombëtare në përgjithësi. Gjykata Themelore nuk mund ta anulojë garancinë e as ne nuk mundemi ta anulojmë, sepse në këtë vendim të Gjykatës së Apelit nuk ka të drejtë ankese, ajo është i formës së prerë dhe është në fuqi”- pohoi Zvonko Davidoviq, avokat i Mijalkovit.

Mbrojtja e Mijallkovit reagon edhe për atë se dje as ai dhe as ata nuk janë thirrur nga Gjykata për të komentuar masën e paraburgimit të kërkuar nga Prokuroria.

“Kur qëndrimi vjen nga gjykata më e lartë, nuk mundet të mos vlerësohet qëndrimi i gjykatës më të lartë nga gjykata më e ulët. Në rastin konkret ndodhi pikërisht kjo. Kjo është në kundërshtim të plotë me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”- tha Petar Vasilev, avokat i Mijalkovit.

Mijallkov është dënuar për dy vepra “Target- Fortesa” dhe “Thesari|” por për asnjërën nuk ka vendim të plotfuqishëm gjyqësor.

Igor Stefanovski

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme