Sava Janjiq, prifti qe u prishi planet serbëve

E gjitha filloi me një deklaratë të priftit ortodoks Sava Janjiq para pak ditësh i cili tha se serbët e Veriut të Mitrovicës do të shpallin autonominë në 5 gusht dhe si pasojë mund të ketë edhe dhunë, dhe vazhdoj me alarmin e të gjitha institucioneve përfshirë Bashkimin Evropian dhe SHBA-të.

Por, ky veprim i Sava JanJiq duket se i ka prishut planet e këtij skenari të errët pasi institucionet e sigurisë reaguan menjëherë.

Policia e Kosovës u vu në gadishmëri të plotë ndërsa KFOR ka dërguar trupat dhe automjete ushtarake në Veri të Mitrovicës.

Ndërkaq sot, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbledhur Këshillin e Sigurisë dhe pas mbledhjes Gjuriç u detyrua ta quajë gënjeshtar priftin JanJiq pasi nuk ka pasur skenar të tillë.

Ndoshta nuk ka pasur ndoshta ka pasur, e këtë e di më së miri Hashim Thaçi por deklarata paralajmëruese e priftit Janjiq të paktën u bë shkas që të mobilizohej opinioni dhe të merreshin masat e duhura.

Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë procesin e dialogut për të arritur një marrëveshje përfundimtare pasi dhuna nuk do të sillte fitim për asnjërën palë, përkundrazi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme