SBASHK- u nuk përjashton mundësinë për grevë

SBASHK kërkon të ndryshohet Projektligji për pagat

Kryesia SBASHK-ut ka mbajtur takim konsultativ me përfaqësuesit e saj nga të gjitha komunat e Kosovës dhe të universitetet, për të debatuar lidhur me angazhimet për ndryshimin në Projektligjin për pagat, pasi që është konstatuar se Projektligji si i tillë është degradues për profesionin e mësimdhënësit.

Siç njofton SBASHK-u, pjesëmarrësit në këtë takim i kanë dhënë mbështetje të fuqishme angazhimit të kryetarit dhe kryesisë që përmes dialogut me përfaqësues të institucioneve të shtetit të Kosovës të korrigjohet ky Projektligj dhe që profesioni i mësimdhënësit të mos mbetet i pozicionuar aq ulët, por  të rangohet në vend të merituar.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut në takim kanë vendosur, që nëse  nuk ka reflektim nga ministritë gjegjëse, atëherë SBASHK-u pakënaqësinë do ta shpreh edhe përmes organizimit të veprimeve sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme.

Po në këtë takim pjesëmarrësit kanë zhvilluar një debat konstruktiv lidhur me idenë e nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi me BSPK-në.

“Përfaqësuesit e SBASHK-ut nga të gjitha nivelet e arsimit të Kosovës kanë marrë vendim që të fillohet me realizimin e agjendës për zgjedhjet e  reja, duke filluar nga shoqatat sindikale në institucionet e Arsimit Parauniversitar dhe atij Universitar, e për të vazhduar me zgjedhjet në Kuvendet të të tri niveleve arsimore, në mënyrë që me forca të reja të shkohet  drejt Kongresit, që do të mbahet në fillim të vitit 2018”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme