“Science”, revista shkencore ndërkombëtare ka konfirmon se shqipja është një ndër tri gjuhët më të vjetra indo-europiane që fliten deri më sot..
Studimi i kryer me metoda të sofistikuara për gjuhët europiane, e rendit gjuhën shqipe ndër më të vjetrat bashkë me armenishten dhe greqishten.
Gjithashtu, shkencëtarët grekë që kanë bërë studime edhe me ADN-në dalin në përfundimin se popullata shqiptare është autoktone dhe shumë e vjetër në këto troje.
“Rezultatet e tyre sugjerojnë një shfaqje të gjuhëve indo-europiane rreth 8000 vjet më parë. Kjo është një datë që shënon rrënjë më të thella sesa mendohej më parë, dhe përshtatet me një origjinë fillestare në jug të Kaukazit të ndjekur nga një degë në veri në rajonin e stepës,” shkruan Akademia e Shkencave e Shqipërisë.