Ambasadori i SHBA-së në Serbi Kyle Scott ka deklaruar sot se për Beogradin e Prishtinën është esencial kthimi në tryezën e bisedimeve dhe që me to ta vazhdojnë rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, transmeton Koha.net.
Scott, siç njofton agjencia serbe e lajmeve Beta, në pyetjen se si e vlerëson situatën e sigurisë në Kosovë, ka thënë se duhet evituar deklaratat që mund të ngrenë tensione.
“Kjo është vetëm një gungë në rrugë, por me rëndësi është që t’i kthehemi tryezës së bisedimeve dhe që me to të vazhdojmë rrugën e stabilizimit”, ka thënë Scott duke iu referuar dështimit të bisedimeve të fundit në Bruksel.
© KOHA.