Ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott dhe kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot kanë biseduar për nevojën e zhvillimit të dialogut Beograd – Prishtinë duke theksuar gjithnjë rëndësinë e dialogut të brendshëm të Serbisë për Kosovën, transmeton Koha.net.
Siç njofton Fonet, duke e përcjellë kumtesën nga kabineti i kryetarit të Serbisë, Scott ka theksuar se administrata amerikane kërkon nga Prishtina që të mbetet e përkushtuar ndaj përkrahjes së Gjykatës Speciale.
© KOHA.