S’do të ketë zgjedhje të reja lokale në Mavrovë-Rostushë

LEXO EDHE:

Kandidati i LSDM-së për kryetar në zgjedhjet lokale në Mavrovë-Rostushë Medat Kurtovski njoftoi tërheqjen e kandidaturës së tij, pasi VMRO-DPMNE-ja nuk dorëzoi kandidaturën e saj. Zgjedhjet në Mavrovë-Roshtushë dhe në Qendër-Zhupë ishin caktuar për më 17 prill. Në këto dy komuna zgjedhjet përsëriten pasi nuk u plotësua censusi për dalje në votime në zgjedhjet lokale të tetorit, shkruan Alsat.

“Duke pasur parasysh faktin se nga ana tjetër nuk ka asnjë kundërkandidat, si dhe faktin që shumë bashkëqytetarë tanë janë pjesë e diasporës, veçanërisht në këtë periudhë të vitit, ekziston rreziku real që zgjedhjet lokale të dështojnë përsëri. Unë si person i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm, por edhe LSDM-ja si parti shtetformuese dhe e përgjegjshme, morëm vendim për tërheqjen e kandidaturës. Në kohë krize nuk duhet të ketë shpenzime shtesë, gjegjësisht të mos shpenzohen para nga buxheti komunal për zgjedhje që sërish mund të dështojnë”, deklaroi Medat Kurtovski, LSDM./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme