Së paku 78 të pastrehë kanë vdekur këtë dimër në Britani

Zyra e gazetarisë hulumtuese në Britani të Madhe ka bërë të ditur numrin e lartë të vdekjeve në rrugë dhe nën strehë.

Së paku 78 të pastrehë kanë vdekur këtë dimër, duke e dërguar në më shumë se 300 numrin total të vdekjeve të të pastrehëve që nga vitit 2013, shkruan The Guardian, përcjell KosovaPress.

Numri i këtyre vdekjeve po shënon një trend në rritje; duke shkuar nga 31 në vitin 2013, në 77 në vitin 2017.

Këto të dhëna tregojnë se së paku dy të pastrehë vdesin do javë në Britani. Këto vdekje mund të mos marrin vëmendjen e merituar sepse qeveria e vendit nuk regjistron të dhëna lidhur me to, e po ashtu as autoritetet lokale nuk janë të obliguara që t’i kenë informatat e tilla.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme