Së shpejti do të rifillojnë gërmimet në Serbi

Shumë shpejt pritet të rinisin gërmimet në Kizhevak të rajonit të Rashkës në Serbi, lokacion në të cilin u ndërprenë gërmimet në qershor të vitit 2017.

Në këtë lokacion dyshohet për varrimin e trupave të rreth 15 personave të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kizhevaku është lokacioni i fundit që është gërmuar në Serbi. Pala serbe i kishte ndërprerë gërmimet pas rreth 140 ditë pune. Që nga viti 2015 kur aty nisen punimet, Serbia i ndërpreu gërmimet së paku 4 herë me arsyetime si mungesë të fondeve dhe kushte të papërshtatshme klimatike.

Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur në luftën e fundit, Ibrahim Makolli, i ka thënë gazetës se rifillimi i gërmimeve në Kizhevak i është konfirmuar javë më parë në një takim që e ka pasur me delegacionin serb për të zhdukurit

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme