Raportohet se kompania e njohur Samsung është duke punuar në zgjerimin e serisë C të smartfonëve.
Kjo seri tashmë përbëhet nga Galaxy C5 dhe Galaxy C7.
Modeli i tretë i familjes C do të jetë Galaxy C9, thuhet në raportin e sotshëm, transmeton Koha.net. Përveç kësaj informate, numrit të modelit (SM-C9000) dhe emrit kodues (Amy), asnjë detaj tjetër nuk është zbuluar.
Duke u bazuar në logjikën e emrit të këtij modeli të tretë të familjes C, Samsung na çon në përfundimin se C9 do të jetë më i madh se C7, i cili ka ekran 5.7-inç me rezolucion prej 1080 pikselë. Pra, ndoshta C9 do të vjen me ekran deri në 6-inç.
Sa i përket specifikave tjera, C9 pritet të vijë me procesor të kategorisë së mesme, me 4 gigabajt RAM dhe 32 gigabajt memorie të brendshme, me kamerën kryesore prej 16 megapikselë, si dhe do të ketë mbështetje për lidhjen LTE.
Supozohet se këto mund të jenë informata të vërteta, duke u bazuar në faktin se ato janë të përafërta mes anëtarëve të serisë C që tashmë janë në dispozicion.