“Shumica e politikanëve nuk e dinë se çfarë është e mira e përgjithshme”, thotë Sead Zimeri, filozof nga Kumanova që jeton në Oslo. Të merresh me politikë do të thotë të sakrifikosh nga interesat private për të mirën e përgjithshme. Sipas tij shumica e premtimeve të politikanëve janë boshe dhe nuk ndjellin interesat e njerëzve. Kjo ka bërë që njerëzit mos i besojnë politikës dhe politikanëve.
Sead Zimeri, për emisionin “Programi 200” që transmetohet sot në ora 21:40 pranoi se ka afërsi me Albin Kurtin dhe i ka ndihmuar atij, por politikanët këtu nuk i kanë kërkuar asnjëherë ndihmë!