Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka kërkuar që seanca e sotme të vazhdojë javën tjetër.
Avdullah Hoti i LDK-së, ka propozuar që vazhdimi i seancës së sotme të mbahet të hënën në orën 10:00.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli para se ta lëshonte sallën kërkoi që kjo seancë të vazhdojë nesër.
I mbetet Kryesisë së Kuvendit të vendos se kur do të vazhdojë kjo seancë.