Seanca në ora 18:15, përjashtohen tetë deputetë të Vetëvendosjes

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për votimin e demarkacionit me Malin e Zi, të rinisë në ora 18:15.

Mbledhja e kryesisë ka nisur pasi deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje hodhën gaz lotsjellës për herë të katërt duke pamundësuar kështu vazhdimin e seancës së nisur në ora 11:00 pas debatit disa orësh që u mbajt mbrëmë, shkruan Indeksonline.

Ndryshe në mbledhjen e Kryesisë së Kosovës është vendosur që të përjashtohen gjithsej tetë deputetë të Vetëvendosjes.

Deputetët e përjashtuar janë: Ali Lajçi, Sami Kurteshi, Ismajl Kurteshi, Fatmire Kolçaku, Arbërie Nagavci, Valon Ramadani, Arbër Rexhaj, Shemsi Syla.

Duhet përkujtuar që demarkacioni pritet të votohet sonte dhe kështu t’i jepet fund një epilogu të zhvilluar ndër vite në Kosovë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme