Seanca për dosjen 5D/ Avokati i Redi Mollës: I takon organit të akuzës të thërrasë sa dëshmitarë të dojë për të provuar akuzën! Prokurori: Të pezullohen afatet e paraburgimit

Në GJKKO është mbajtur seanca e radhës e dosjes 5D, ku mes të pandehurve është edhe ish drejtori i bashkisë, Redi Molla.


Në emër të tij, avokati Ermir Beta ka deklaruar se “i takon prokurorisë që të thërrasë sa dëshmitarë të dojë për të provuar akuzën”.

“Kërkojmë kohë për tu njohur me rëndësinë që ka secili dëshmitar. Më herët prokurori relatoi se do të pyeten 80 dëshmitarë, por sot ka hequr 20 prej tyre”, tha avokati.

Nga ana e tij, prokurori i çështjes sqaroi se nuk janë hequr, por janë në procesin paralel që po zhvillohet.

“Avokatët kishin kohë mjaftueshëm për tu përgatitur. Kërkojmë që të pezullohen afatet e paraburgimit”, tha prokurori.

Pezullimi i afateve të paraburgimit do të thotë se nëse i pandehuri shpallet fajtor periudha e qëndrimit në paraburgim nuk do të llogaritet.

Seanca e radhës u vendos për në 5 qershor, në orën 10:00.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme