Seanca për Qeverinë Hoti të mërkurën në ora 11:00, Gashi thotë se i kanë numrat

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për votimin për Qeverinë Hoti do të mbahet të mërkurën në ora 11:00.

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit konfirmoi se seanca do të mbahet të mërkurën, në ora 11:00, ndërsa u shpreh i bindur se i kanë votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë Hoti.

Në insistimin e gazetarëve se sa vota i kanë, tha se është e padinjitetshme që deputetët të shihen si votë, raporton Telegrafi.

“Mendoj se është e padinjitetshme që deputet të konsiderohen si vota, deputetët janë personalitete në vetvete dhe duhet të respektohen si i tillë”, tha ai.

“Nesër vendos Kuvendi… Ne i kemi votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë… po në fund është e drejtë e deputetëve të vendosin… Nesër secili deputet e ka mundësinë që të jap vlerësimin përmes diskutimit në Kuvend dhe në fund vlerësimin përmes votës…”, tha ai. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme