Presidentja Gordana Siljanovska Davkova thirri seancën konstituive të Këshillit të Sigurimit, e cila do të mbahet sot, më 4 nëntor 2024, e hënë, me fillim nga ora 15:00.
Anëtarë të Këshillit të Sigurimit janë Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit, Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë, Pançe Toshkovski, Ministri i Punëve të Brendshme, Vlado Misajlovski, Ministri i Mbrojtjes, Timço Musunski, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska Jordanova dhe Vlado Spiridonov.
Në seancë, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, me ftesë të Presidentes Siljanovska Davkova do të marrin pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafchiski, drejtoresha e Agjencisë së Inteligjencës, Gabriela Jakovleva dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski.