Seancë publike në Gjykatën e Apelit për vrasjen e hendbollistit Denis Tot

Në Gjykatën e Apelit në Shkupit sot do të mbahet seancë publike për vrasjes e hendbollistit kroat, Denis Tot.

Më 30 nëntor të vitit të kaluar Gjykata Penale e Shkupit i dënoi Anxhello Gjorgjievskin, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovski me nga 18 vjet burg për vrasjen e hendbollistit Denis Tot.

Hendbollisti humbi jetën më 8 prill 2022 pas një zënke te një lokal nate në Parkun e qytetit në Shkup.

Në aktakuzë thuhej se Gjorgjievski, Levkovska dhe Kostovski, më 7 prill, pas një fjalosje, kanë sulmuar hendbollistin Tot dhe i kanë shkaktuar disa lëndime të rënda trupore.

Procesin e udhëhiqte gjyqtarja Elena Ilievska Josifoviq, ndërsa përfaqësues i prokurorisë ishte Tanja Trajçevska.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme