Dardan Sejdiu:
Në kohën kur ishte ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi punësoi familjarë të krerëve të LDK-së. Për një kohë shumë të shkurtër, ai punësoi:
1. Djalin e vëllait të Isa Mustafës;
2. Gruan e djalit të Isa Mustafës, Edita Bajrami Mustafa;
3. Djalin e Vlora Dumoshit, Ron Kryeziun, i cili tutje shkoi në MPJ për të vazhduar më pas në Ambasadën në Washington;
4. Djalin e Agim Veliut, Shkumbin Veliun;
5. Djalin e axhës së Astrit Haraqisë, Drin Haraqinë;
6. Djalin e Imri Ahmetit, Qëndrim Ahmetin;
7. Nipin e Muhamet Mustafës, Izidin Bytyqin;
8. Gruan e këshilltarit të tij Selatin Kllokoqit, Ardiana Gashin;
9. Mbesën e Lutfi Zharkut;
10. Nipin e deputetit Salih Morina, Arton Bujupin;
11. Kryetarin e degës së LDK-së në Malishevë.
Sado i ri që duket në moshë, ai mbetet nën konceptin e vjetër të LDK-së, koncept të cilit i është përgjigjur qytetari i Prishtinës tash e katër vite.
Këto kishe pas mundësi me i sqaru mirë në debat, andaj dil në debat Arban!