Sejdiu: Bashkimi kombëtarë është zgjidhja ideale

Ish-presidenti i Kosovës thotë se bashkimi kombëtar do të ishte zgjidhja ideale për shqiptarët. Thekson se më 1912 Shqipërinë iu bë e padrejtë dhe sot kjo pranohet nga shumë vende.

“Zgjedhja ideale për shqiptarët është bashkimi kombëtar dhe duke iu referuar zhvillimeve historike dhe ngjarjes sikurse kjo e sotmja sepse mezi mbahet një Shqipëri në 28 nëntorin e 1912. Tek në korrikun e 1913 me përfundimet e konferencës së Londrës jepet ajo hapësirë gjysmake mbi 28 mijë kilometra katror dhe nuk shikohet përtej saj”, tha Sejdiu për televizionin Dukagjini.

Thotë se shqiptarëve iu bë e padrejtë në Londër, dhe këtë ia kanë pranuar shumë diplomatë të vendeve të ndryshme’

“Kam takuar në faza të mëvonshme diplomatë të vendeve të cilat nuk janë angazhuar shumë për qenien e një Shqipëri reale etnike që është e drejtë historike e një populli dhe e di se e pranojnë se kanë bërë faj”, tha Sejdiu.

Ish-presidenti thekson se para bashkimit politik, duhet bërë më shumë në bashkimin biznesor, politik e në sport.

“Bizneset, politika e sportit, e kulturës dhe çështje të tjera nuk mund të ndalen. Ato janë paraprirës faktitk në këto ecje të mira, të shpejta dhe kualitative për një komb të vjetëm”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme